|
VIRTUOPO ËSHTË SHËRBIM INFORMATIV NË INTERNET PËR EMIGRANTË DHE GRUPE TË TJERA TË VEÇANTA QË NDIHMON NË ÇËSHTJET QË LIDHEN ME ZGJEDHJEN E PROFESIONIT, SHKOLLIMIN DHE PUNËN
Virtuopo ofron informata në gjuhë të qartë, në finlandisht dhe në gjuhën e shenjave. Brenditë e faqeve në gjuhë të ndryshme janë përshtatur sipas nevojave të grupeve përdoruese. Në faqet e gjuhës së qartë ka, ndër të tjera, informata për emigrantët. Ndërsa në faqet e gjuhës së shenjave ka informata për njerëzit që nuk dëgjojnë, për ata që kanë dëgjim të ulur dhe për njerëzit që kanë shikim e dëgjim të dëmtuar. Faqet në finlandisht janë për të gjithë, por aty ka informacion edhe për ata të cilët kanë vështirësi në mësim.
Materiali për emigrantët është përgatitur në bashkëpunim me repartin këshillues shumëkulturor të universitetit të Jyväskyläs. Në hartimin e faqeve kanë marrë pjesë përfaqësues të grupeve përdoruese, si për shemull, emigrantë.
Teksti në FAQET E GJUHËS SË QARTË TË VIRTUOPOS, është tekst i thjeshtuar, pra gjuha është më e thjeshtë se gjuha e përgjithshme finlandeze, në mënyrë që të gjehen lehtë informatat kryesore mbi shkollimin dhe punën në Finlandë, edhe pse gjetja e informatave në finlandisht mund të jetë ende e vështirë. Për më tepër, në këto faqe ka shumë lidhje në finlandisht, nëpërmjet të cilave mund të merrni informata të mëtejshme.
Në faqe tregohet, ndër të tjera, për sistemin shkollor në Finlandë, për financimin e shkollimit, për mundësitë e shkollimit dhe punësimit të emigrantëve dhe personave invalidë, si dhe për rregullat e punës në Finlandë. Në faqe ka edhe fjalor ku spjegohet me gjuhë të thjeshtë finlandeze terminologjia e përgjithshme lidhur me studimin dhe zgjedhjen e karrierës. Gjithashtu, në faqe përshkruhen profesione të ndryshme, ndërsa në rubrikën e rrugës së karrierës, disa emigrantë tregojnë mbi eksperiencat e tyre të shkollimit, të kërkimit të punës dhe punës në Finlandë.
Edhe në FAQET NË FINLANDISHT ka informata të dobishme për emigrantët. Materiali i atyshëm është për përdorim të përgjithshëm, por janë marrë parasysh edhe nevojat e personave me vështirësi të lehta në mësim. Në faqet në finlandisht ka informata për ”nxënës të ndryshëm” në gjuhë të thjeshtë, që janë më të shtjelluara se në faqen e gjuhës së shenjave, duke filluar që nga shëndetësia dhe zgjedhja e profesionit e deri te shkollimet vazhduese. Faqet janë të dobishme edhe për mësuesit e instruktorët që punojnë me emigrantë!
NË SHËRBIMIN ”VIRTUOPO” PËR EMIGRANTË mund të futeni duke klikuar shenjën pranë .
Në faqen e parë kthehesh duke klikuar në tekstin ”Virtuopo” në pjesën e sipërme të faqes.
RRUGË TË MBARË PËR NË MËSIM E NË ZGJEDHJEN E PROFESIONIT!
|